Alba e Big Brother flet për herë të parë për lidhjen me Enean (Foto)

Një nga konkurrentet më të spikatura të “Big Brother”, prej kohësh po jeton ditë të lumtura dashurie. Alba Cobaj është në një romancë me Enean, një djalë shqiptar që jeton në Itali. U mendua se dhe bukuroshja e braktisi Shqipërinë për të qëndruar pranë tij, por nuk qenka tamam kështu. Lajmi se Alba nisi bashkëjetesën me të dashurin në Itali nuk rezulton i vërtetë. Në një intervistë për “Bluetooth”, ajo tregon se çifti po jetojnë një lidhje në distancë.

“Lidhja po shkon shumë mirë. Për momentin po përballojmë distancën, pasi ai është në Itali e unë në Shqipëri. Normalisht që kjo gjë nuk do të jetë përgjithmonë sepse do të vijë momenti i duhur që ne do të rrijmë bashkë. Dhe gjërat e mira vijnë avash avash. Për martesë e fëmijë është ende herët. E rëndësishme është që të jemi bashkë, pra jo të larguar. Pjesa tjetër vjen natyrshëm më pas”, ka thënë ajo.

15622557_1091918994250228_5173771909016976976_n

15871500_1109306305844830_4890897864044648518_n

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *