Angelina Jolie me të dashur të ri, reagon Brad Pitt

Angelina Jolie është duke kaluar një romancë me një filantropist dhe biznesmen emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ata janë takuar vitin e kaluar në Londër dhe po mendojnë për martesë. Vetëm para 7 muajve ajo firmosi divorcin me Brad Pitt dhe duket se Angelina po e kalon shpejt këtë fazë pas divorcit, por Brad jo. Burime pranë aktorëve thonë se Brad nuk e ka pritur mirë këtë lajm. “Brad është tronditur nga ky informacion. Ai nuk e dinte që Angelina po takohej me dikë tjetër dhe as nuk e dinte që ajo po mendon për martesë”, -tha burimi. Nga ana tjetër po ky burim shtoi se Brad nuk ka dëshirë të takohet me të dashurin e ri të Angelinës. Brad dhe Angelina u ndanë 7 muaj më parë dhe 6 fëmijët e tyre i kanë kaluar në kujdestari aktores./revistawho.com

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *