Arjoni i BB shokon me deklaratën: Adela kishte shumë armiq

Më 28 tetor u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak, ish-banorja e “Big Brother 2” dhe gazetarja Adelajda Xhamani. Për largimin e saj të parakohshëm nga jeta, njerëz publik e jopublik shprehën dhimbjen në rrjete sociale. Gjithashtu edhe banorë të Big Brother-it me të cilët Adelajda ka jetuar në shtëpinë e famshme.

Një ndër ta është Arjon Muça i cili në një intervistë për “Mirage” ka deklaruar se Adelajda kishte shumë armiq në Tiranë dhe se shumë prej tyre pas lajmit të vdekjes u shtirën sikur e kishin mikeshë.

“Adela kishte një karakter shumë të fortë. E dinte shumë mirë çfarë donte. Ajo ja ka dalë me forcat e saj. Pas Big Brother me Adelën nuk kemi pasur shumë shoqëri por kontakte po. Ajo dinte ta respektonte mikun, por edhe armikun sepse Adela ka pasur shumë armiq në Tiranë.

Dhe të them të vërtetën kur fillova të lexoja postimet më erdhi dhe për të qeshur, edhe për të qarë kur pashë sesa shumë njerëz shtrireshin sikur e kishin pasur mikeshë. Ndërkohë që Adelajdës i janë mbyllur pothuajse të gjitha dyert në fytyrë dhe vetëm me fuqitë e saj kishte arritur të ishte ajo që ishte”, u shpreh Arjoni.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *