Drejt martesës, por Xhensilës i ka mbetur një peng… që Besi e ka harruar fare (Foto)

Të gjithë presin datën e martesës dhe detaje të reja, por Besi dhe Xhensila janë të vendosur deri në fund për ta ruajtur sekret ditën e tyre më të lumtur. Përgatitjet i kanë filluar, vendin e kanë menduar, gjithҫka do të jetë në qiell të hapur, por ende nuk dihet kur.

Ashtu si Xhensila, edhe Besi ka pranuar së fundi në një intervistë për InTv “Tek unë”, që dasma e tyre do të jetë tradicionale: “Duke qenë njeri praktik dhe i thjeshtë, dua që të rrimë tek e thjeshta…” – thotë ai sa i përket ceremonisë për të cilën kanë filluar përgatitjet prej pak kohësh.

Megjithatë, edhe pse në prag të martesës, Besi ka harruar t’i kërkojë diҫka Xhensilës… E pyetur në një intervistë për Prive pak javë më parë, Xheni tha se “ai propozimi tradicional, ulja në gjunjë e propozimi për martesë nuk ka ndodhur.” Por pranoi se, pas 7-vjetësh, marrëdhënia e tyre tashmë është konsoliduar, me apo pa atë propozimin tradicional. Por Besi, sapo vërtetoi se Xhenit, pikërisht ai propozimi i ka mbetur peng.

Pasi moderatorja e pyet nëse ia ka bërë propozimin për martesë Xhensilës, Besi ia kthen me humor: “E shikon ti që e kisha harruar fare…” dhe më tej pranon se Xheni i ka vënë kusht: “Duhet ta bëj, se ma ka thënë ‘po s’më bëre propozimin, nuk martohem’”

Që Xhensila e ka seriozisht kërkesën e saj, Besi e kuptoi edhe një ditë më herët, kur ata të dy ishin dëshmitarë në celebrimin e shokur të tij të ngushtë: “Unë dhe Xhensila ishim dëshmitarë të shokut tim të ngushtë, që bashkë me nusen e tij, bënë celebrimin. Xhensila e pyeti nusen ‘a të ka propozuar?’ Ajo ngeli dhe i tha shokut tim “Ore, ti s’më ke propozuar…”, ndërsa ai ia ktheu: “A nuk të mora në telefon dhe të thashtë hajde të martohemi….”

Besi e rrëfen historinë me shaka, por Xhensila e ka përmendur disa herë propozimin. Mos vallë e ka menduar ta surprizojë pikërisht ditën e dasmës?

Ҫfarë vjen pas dasmës? Natyrisht, edhe një fëmijë është në planet e ҫiftit. Besi është i rrethuar nga miq dhe shokë me fëmijë që e nxitin të mos presë më. Por edhe hyrja në shtëpinë e re, thotë ai, është një motiv më shumë që në strehën e re të jetojnë me një status të ri.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *