Elhaida Dani vjen tërësisht ndryshe në pamje, aq sa nuk do ta njihni

I kishte munguar tregut muzikor shqiptar që nga Eurovisioni, por u rikthye bujshëm në “Kënga Magjike” me këngën “E ngrirë” që u pëlqye shumë nga publiku dhe doli fituese e vendit të dytë.

Elhaida nuk e la me aq dhe publikoi pak javë më parë versionin anglisht të këngës “E ngrirë” e më pas një këngë të re për Krishtlindje me titull “Sugar Wings”.

Pas sukseseve në muzikë, sot Elhaida ka tërhequr vëmendjen me pamjen tërësisht të re. Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me flokë bjonde, të prera shkurt dhe me baluke.

Elhaida ka marrë shumë komplimenta nga fansat shumica prej të cilëve i shkruajnë se i shkojnë shumë. Po juve ju pëlqeu Elhaida bjonde?

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *