Emrat unikë të fëmijëve që lindin në nëntor, ja pse duhet t’i zgjedhësh

Nëntori është muaji paralajmërues i dimrit. Pemët rrezojnë pjesën më të madhe të gjetheve të verdha, moti bëhet më i freskët dhe temperaturat paralajmërojnë stinën e ftohtë.

Nëse gjatë këtij muaji po pret të sjellësh në jetë anëtarin e ri të familjes, por akoma po mendon për emrin, në këtë listë janë zgjedhur disa emra unikë me shpjegimet përkatëse.

6fea2b91faf4862bece7634421ecd81f

Djemtë

Leonard

Do të thotë “luan trim”, vjen nga dy fjalë gjermane, ‘levon’ (luan) dhe ‘hard’ (trim). Është një emër i zakonshëm anglez, qysh me kohën e normanëve. Ka ngjashmëri me emrin Leonardo, si aktori i famshëm, Leonardo Di Caprio.

Roland

Ky emër i ka rrënjët në gjermanisht dhe rrjedh nga fjalët hrod, (i famshëm) dhe land (tokë), pra ka kuptimin e tokës së famshme. Nëse ndiheni të frymëzuar nga regjisori i mirënjohur Roland Emmerich, me një seri filmash epikë si Godzilla, Independence Day, The Day After Tomorrow, atëherë mendojeni edhe për bebin tuaj.

Albert

Ky është një emër mjaft popullor në të gjithë globin dhe ka forma të ndryshme në vende të ndryshme. Vjen nga emri gjerman Adalbert – “adal” (fisnik) dhe “beraht” (e ndritshme). Albert Einstein ndryshoi botën me “teorinë e relativitetit”.

Theodore (Teodor)

Ky emër e ka origjinën nga Greqia. “Theodoros” do të thotë dhuratë e Zotit. Disa shenjtorë grekë quheshin Theodore. Para shekullit 19, ky emër nuk ishte shumë i përdorur në Britani. Një prej presidentëve më të famshëm amerikanë ishte Theodore Roosevelt.

Brinstan (Bristan)

Është një emër katolik që u shkon për shtat të lindurve në muajin nëntor. Është simbol i njerëzve krijues, me ide origjinale dhe me fantazi. Është emri tipik i njerëzve me personalitetet unik.

fcfc50a39d960250e038c048d7d5dded

Vajzat

Elena

Vjen nga emri grek “Helene”, që do të thotë ‘pishtar’ ose diçka që lidhet me hënën. Elena Gilbert është personazhi i famshëm i serialit televiziv “The Vampire Diaries”.

Silvia (Sylvia)

Vjen nga mitologjia romake. Rhea Silvia lindi themeluesit e Romës, Romulus dhe Remus. Ky emër është forma femërore e emrit Silvius. Një prej krenareve që mban këtë emër është këngëtarja e muzikës country Sylvia, kandidate e çmimit Grammy.

Aurelia

Emri latin është u përshtatet shumë vajzave që lindin në nëntor. Fjala do të thotë “e artë”, që nënkupton një njeri me fat dhe të lindur me një personalitet unik.

Hilda

Është një emër gjerman mjaft popullor. “Hild” nënkupton luftë, betejë. Hilda Gadea ishte e para grua e liderit komunist Che Guevara.

Elizabeth

Emri hebraik “Elisheva” është burimi nga vjen ky emër dhe kjo do të thotë “Perëndia im është betim.” Gjithashtu, edhe një variant tjetër përkthimi është ‘Perëndia im më përmbush. Përveç Mbretëreshës Elizabeth, një tjetër krenare që mban këtë emër është edhe Elizabeth Olsen, e cila ka luajtur në filma ‘Avengers: Age of Ultron.’

Andrea

Nëse jeni fans i Tom Cruise, pa dyshim e keni parë ‘Oblivion’ dhe e kujtoni gruan e bukur që ka luajtur me të, Andrea Riseborough. Është një emër italian, i cili shpesh përdoret si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Forma femërore e Andrewit do të thotë trimëri.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *