Fryrja e buzëve ka dalë nga moda! Ky është trendi i ri që po i habit të gjithë

Këto ditë është pothuajse e pamundur që të mos kërkojmë në rrjete sociale dhe të mos shohim fotografi të blogerëve apo edhe personave të rastësishëm që kanë fryrë buzët nëpërmjet ndërhyrjeve estetike. Nga viti 2000 deri në 2016-n, ky trend është rritur me 50%.

Por gjithsesi, edhe pse tashmë fryrja e buzëve na duket gjëja më e zakonshme në botë, kjo nuk do të ndodhë më sepse tani në fakt po bëhen operacione për t’i zvogëluar buzët. Po, e dëgjuat mirë, për t’i zvogëluar!

ioli-e1492673516961-1

uyi

Sidomos në vendet aziatike, vajzat po preferojnë t’i zvogëlojnë duke hequr një pjesë të lëkurës së sipërme të buzës në mënyrë që buzët të ngjajnë më të holla dhe më të konturuara. Edhe zvogëlimi i buzës bëhet me një procedurë të ngjashme me zmadhimin e saj. Me anestezi lokale, operacioni shkon diku te 30 minuta për një buzë dhe sigurisht kjo varion edhe nga masa që klienti ka dëshirë të heqë. Doktorët thonë se nuk ka ndonjë dhembje të madhe, thjesht pak vështirësi me ngrënien e ushqimit disa ditë pas procedurës. /Blitz.al/

18052515_1436089789786689_975730074_n

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *