Hynë çift në ‘Big Brother’, por ja çfarë deklaron djali për vajzën nga Delvina

Denisi ka kaluar një fëmijeri të thjeshtë dhe pa trazira. Ai jeton në Elbasan me të atin, Eduartin, i cili merret me biznesin e lotove, nënën e cila punon mësuese dhe motra Megi që është studente.
Ai studion për Marrëdhënie me Publikun në Tiranë. Denisi është një djalë me shumë shoqëri, por ka vetëm një mik të ngushtë, Andrean. Ata janë njohur në shkollë dhe kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt . Andrea po kryen ushtrinë në Greqi. Pasioni i Denisit janë makinat dhe shpejtësia. Përsa i përket jetës sentimentale Denisi ka pasur nje lidhje 4-vjeçare, që ka përfunduar për shkak të posesiviteti të saj. I pëlqejnë lidhjet e shkurtra.
Gerta e zgjodhi Denisin në audicion sepse u tërhoq nga pamja e jashtme dhe qëndrimi mashkullor. Gjeja që i pëlqen më shumë tek ai është mirësjellja , respekti , kujdesi dhe bisedat e këndshme.
Ndërsa Gerta ka nje jetë të bukur, por të vështirë. Vdekja e nënës së Gertës, kur ajo ishte 18 vjeçe shënoi momentin më të vështirë të jetës së saj. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe papritur nga një aksident me bombul gazi në shtëpi.
Më pas babai, Arturi u largua në Greqi, ndërsa Gerta, motra dhe vëllai i saj jetonin në Delvinë së bashku me gjyshen. Ndoshta nga nevoja për të nisur një jetë të re, ose nga nevoja për mundësi më të mëdha për arsim, Gerta u nis në Tiranë ku jeton aktualisht.
Motra dhe vëllai janë studentë, ata jetojnë së bashku në një shtëpi me qira dhe Gerta studion në Master dhe punon për marketing në një kompani kafesh.
Është një vajzë simpatike, e fortë dhe e buzëqeshur. Jeta e ka mësuar të ngrihet disa herë. Përpara dy vitesh Gerta pësoi një aksident të rendë ku theu këmbën dhe krahun. Qëndroi në karrige me rrota për 3 muaj. Jeta për të vazhdoi dhe shumë e bukur madje.
Denisi pëlqën tek Gerta kurajon, qëndrueshmërinë dhe pamjen e jashtme. Ata dinë të kuptohen edhe kur mes tyre ka debate. Janë të dy tipa që nuk mbajnë inat, por janë të dashur me njëri-tjetrin, debatojnë, por qëndrojnë gjithmonë në krah të njëri- tjetrit.
Lidhja e tyre ka shkuar shumë mirë, takohen bisedojnë, thumbojnë njëri-tjetërin, qeshin, bëjnë shaka , por në fund një përqafim mbyll çdo bisedë.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *