Këngëtaret moderne me emra gjyshesh (Foto)

Kanë talent, janë të bukura e moderne, por kanë emra të vjetër. Në të vërtet, ekziston thënja “njeriu e bënë emrin” dhe kjo thënie gjen shprehje tek personazhet që i përflasim në këtë shkrim.

Kush janë?

-Shkurta Gashi është mjaftë aktive dhe e kohës, por nuk e ka edhe emrin të tillë. Megjithatë, kjo duket se nuk i pengon fare, pasi asnjëherë nuk ka dashur ta ndryshojë emrin e saj, duke përdorur ndonjë nofkë artistike.

-Ryva Kajtazi i ka të gjitha të mirat. Po emrin? Dikur ndoshta nuk i ka pëlqyer edhe aq, por tashmë edhe ajo edhe publiku i gjerë janë mësuar me këtë fakt, bile emrin i Ryves tani tingëllon mjaftë simpatik, shkruan “Kosovarja”.

-E, Soni Malaj nuk e ka duruar emrin e saj. Ajo nga Sanije e ka bërë Sonja e më pas Soni. Më mirë, ë?

-E quajnë “trileqja”, për shkak të këngës me të njëjtin titull. Por, Xhemilja nuk e ka aq të ëmbël edhe emrin sa ç’është edhe vetë. Më mirë ta thërrasim “trileqe”, apo?/Kosovarja/

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *