Kështu i duket vetja pa grim Encës

Këngëtarja Enca Haxhia është artistja më e komentuar në mediet rozë.
Atë jemi mësuar ta shohim gjithnjë të veshur provokuese me ekspozim të ‘tepërt’ të linjave trupore dhe e rregulluar deri në detaje, shkruan lajmi.net.

Por, të rralla janë rastet kur Enca paraqitet pa grim dhe me veshje sportive, një paraqitje të tillë e ka bërë së fundi përmes rrjeteve sociale.

Në Insta-Story, Enca ka postuar një video në të cilën shfaqet ‘ujë e sapun’ e tëra pa make-up, por ka përdorë efektet e rrjetit Snapchat.

Këngëtares i duket vetja si 12 vjeçare kur shfaqet pa grim dhe këtë gjë e thotë edhe publikisht duke shkruar në video “Dukem sikur 12 vjeçare pa grim”.

Kujtojmë që projekti i fundit i Encës është kënga ‘Ciao’ e sjellë në dy versione, kurse tani ka njoftuar se po punon rreth një projekti të ri.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *