Kiara Tito nuk e mohon lidhjen me këngëtarin e njohur

Emri i Kiara Titos ka zënë titujt kryesorë të portaleve të ditëve të fundit jo vetëm për projektin e saj të ri në Tv Klan, por sidomos për një lidhje të mundshme që ish-moderatorja e Top-it mund të ketë nisur me këngëtarin e njohur nga Kosova Buitrin Imeri. Pavarësisht se asnjë prej dy të rinjve nuk e ka pranuar këtë romancë, në fakt dyshimet vazhdojnë, madje edhe në rrjetet sociale, pothuaj çdo lëvizje a postim i Kiarës etiketohet me emrin e Butrintit dhe anasjellas.

50321fbd21edddc57f20b516eef862f8

Kaq shumë zhurmë që po shkakton kjo ramancë e re në rrjetet sociale ka bërë që Kiara të jetë e ftuar edhe sot në Pop Culture për t’u “rrëfyer”. Në një lidhje telefonike me Kelvin dhe Dojnën, pyetjes nëse është apo jo në një lidhje me Butrintin, Kiara iu përgjigj me “Nuk kam asnjë koment” pa pohuar, por as mohuar zërat që ajo tashmë ka nisur një lidhje të re.

Ngacmimeve të kolegëve të saj, Kiara iu përgjigj me sportivitet dhe humor, por pyetjen kryesore e la pezull pa dhënë përgjigje, as po, as jo.

114282caac5c9708516ae593517ce409

Sado që Kelvi e ngacmoi për udhëtimet e saj në Gjermani, atje ku edhe jeton Butrinti, Kiara nuk u dorëzua për të folur më shumë. Edhe Dojna nga ana tjetër (gati e bindur që çifti janë bashkë), tha se ata të dy i pëlqejnë shumë si çift, por ndoshta për momentin janë duke dalë dhe nuk duan akoma ta bëjnë publike lidhjen. Më vonë, ku i dihet… Ndoshta edhe e pranojnë vetë.

ac9ed5a740ff25d5ce4b98bf75453b86

Gjithsesi, para se ta mbyllnin telefonatën me Dojnën, Kelvi i uroi asaj që kjo lidhje të zgjasë. Dhe nëse e thotë ai, me siguri diçka më shumë nga ne duhet të dijë.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *