Me maskë në paradë: S’guxoj ta zbuloj fytyrën sepse…

Në Kosovë sot po mbahet parada e parë e komunitetit LGBTI, dhe ata tregojnë se me cilat sfida përballet ky komunitet.

Një djalë i këtij komuniteti në këtë paradë ka dalë me fytyrë të mbuluar dhe me ndihmën e shoqërueses së tij tregon sfidat me të cilat ai dhe komunitetit i tij përballen. Ai madje nuk guxon as të flasë vetë, nga frika se e njeh dikush nga rrethi dhe familja dhe kjo sipas tij do t’i kushtonte edhe me mospranim nga të afërmit e tij, shkruan Gazetametro.net.

Në pyetjen e gazetarit, se përse e ka mbuluar fytyrën, ai me ndihmën e shoqes së tij, thotë se këtë e ka bërë shkaku se frikohet prej prindërve dhe nuk ka dëshirë që ata ta kuptojnë për orientimin e tij seksual.

Madje, ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur guxim që ta diskutojë këtë temë me prindërit e tij.

video

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *