Mirjeta Shala me set fotografik në fundin e pritjes së ëmbël! (Foto)

Njëra prej modeleve më të njohura shqiptare e cila po ndërton karrierën e saj si modele në Amerikë duket rrugëtimin e saj do duhet ta lë në gjysmë, të paktën për momentin.

Kjo pasi bukuroshja, Mirjeta Shala, siç kishte raportuar Prive gati dy muaj më parë, është shtatzënë teksa lajmin mbi këtë ndryshim në jetën e saj e ka bërë vetë ajo përmes një postimi në Instagram ku shihej përkrah partnerit.
Dyshja duket se janë të entuziazmuar me këtë fakt andaj në këtë rast nuk kanë lënë anash as realizimin e një seti fotografik tek fotografi i mirënjohur shqiptar, Fadil Berisha i cili ka dëshmuar përmes fotografive ndër vite evoluimin e Mirjetës, nga nisja e karrierës në Amerikë e deri tek ky moment shumë i rëndësishëm.
Tashmë kur kanë mbetur fare pak ditë deri në ardhjen e bebushit në jetë, një kujtim i shkrepur nga dora e artë e Fadil Berishës është pa dyshim diçka e qëlluar. /Prive
17125711-1888918794659542-1516440166376407040-n

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *