Ndarja e Xhenit dhe Benardit, hyn në mes Damiano!

Ndarja e ish-banorëve të Big Brother Xheni dhe Benardi duket se ka përfshirë edhe një tjetër ish-banor në BB9, Damianon.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën ka shkruar shprehjen: “Te pata than qe fillim. Hajde me mu , dhe keto zhgenjime ski me i perjetu,”-ka shkruar Damiano.

Kaq ka mjaftuar që një fanse e Xhenit të debatojë me të, duke i thënë se ky postim i dedikohej Xhenit, por ai i ka mohuar këto aludime, duke thënë se ishte thjesht një tekst kënge.

Megjithatë situata ka vijuar me postimin e vet Xhenit në rrjete sociale ku ka shkruar se pavarësisht të gjithave sërish do të zgjidhte Benardin dhe jo Damianon duke e thumbuar me shprehjen e tij: “Tjetër nivel”. Mbetet për t’u parë cila do të jetë përgjigjia e Damianos./Gazeta Express/

sd_1510063602-9192478

damii_1510063555-318370

e1_1510063555-5553721

q1_1510063556-4843212

ss_1510063555-5138458

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *