Ndërron jetë mjeshtri i madh shqiptar, VIP- at shprehin ngushëllime

Sot në orën 02:30, pas mesnate mjeshtri i madh shqiptar i nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, Rexhep Çeliku është ndarë nga jeta. Solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, i etiketuar si “valltari fluturues” e humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme me të cilën pati një betejë të gjatë.

73261-640-0-5a5877d4a6001

Rexhep Çeliku u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare pak kohë pasi ngjiti skenën në 60-vjetorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke e shkelur kështu për herë të fundit.

73258-640-0-5a5877d4a57ef

Hera e fundit që u shfaq mjeshtri i valles shqiptare ishte pak ditë më parë kur u nderua nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Nderi i Kombit” .

73261-640-0-5a5877d4a6001

Homazhet për Rexhep Çelikun do të mbahen nesër në Muzeun Historik Kombetar. Nesër do të bëhet edhe përcjellja e tij për në banesën e fundit.

73257-640-0-5a5877d4a540a

VIP-at shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh me anë të Instagramit. “Lamtumire Mjeshter. REXHEP ÇELIKU , Nderi I Kombit jo vetem ne letra , por ne zemrat dhe mendjet e gjithe Shqiptareve . Faleminderit per çfare na dhe falë pasionit tend. U prehsh ne paqe. Legjende”, shkruan Aurela Gaçe.

73265-640-0-5a5877d4a6b99

“U prehsh ne paqe Mjeshter!!! Rexhep Çeliku nje pasuri kombetare! Do te mbetesh i paharrueshem! Lamtumire mik I dashur!”, shkruan Eli Fara.

73264-640-0-5a5877d4a65ba

73256-640-0-5a5877d497101

73260-640-0-5a5877d4a5d4a

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *