Ndryshuan mendim për martesën e tyre, motra e Danjelit i bën një dhuratë Fotinisë

Të shtunën, gjatë transmetimit direkt të spektaklit, njëri prej çifteve të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Danjeli dhe Fotinia i thanë “Po” njëri-tjetrit në altarin e martesës, duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre para kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili i shpalli “Burrë e Grua”.

Por ndërsa familjarët e të dyja familjeve ishin fillimisht kundër martesës së tyre, familjarët e Danjelit ndryshuan mendje, pas këmbënguljes së tij për të vijuar martesën.

Duke parë ndjenjat që Danjeli e Fotinia kishin për njëri-tjetrin, motra e Danjelit, bashkë me fansat kishte përgatitur edhe një fotoalbum me momentet e tyre më të mira brenda shtëpisë së Big Brother, shkruan faqja e “BB”.

Këtë fotoalbum, pasi ndryshoi mendim për martesën e të vëllait, ajo vendosi që t’ua bëjë dhuratë në rastin më të veçantë të çiftit. /b.l/noa.al/

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *