As Noizy, as Ledri, ky është artisti shqiptar që i ngjan partnerit perfekt për këngëtaren e njohur

Të gjitha vajzat në adoleshencë kanë një artist të preferuar dhe ëndërrojnë që partneri i tyre t’i ngjajë atij, nga flokët, sytë, temperamenti…Mirë, ndoshta jo vetëm në adoleshencë.

Alida Duka, këngëtarja shqiptare që jeton në Gjermani, një mama single në formë të shkëlqyer ka, gjithashtu, si të gjitha femrat, shijet e saj për partnerin ideal. Në Xing me Ermalin, moderatori i ka kërkuar të zgjedhë cili do të ishte partneri i saj perfekt ndër meshkujt e njohur shqiptar.

photo

Të kuptohemi, disa prej tyre janë të martuar apo në histori të konsoliduara dhe Alida nuk po zgjidhte partnerin e saj, por djalin që mban më shumë cilësi të mashkullit që ajo do donte për partner.

Loja konsistonte në nxjerrjen e dy fotografive të dy personazheve dhe Alida zgjidhte atë që pëlqente më shumë. Pranë fotos së tij vihej një tjetër personazh dhe Alida zgjidhte sërish.

Në fillim ajo zgjodhi Ledri Vulën. Ledri fitoi ndaj shumë kandidatëve, ndërkohë që politikanët nuk ishin fare në shijet e këngëtares. Asaj i pëlqenin artistët. Kur u shfaq fotografia e Noizy-t, Alida e “tradhtoi” Ledrin. Noziy u bë kalorësi i kësaj gare.

Megjithatë as ai nuk doli fitues. Kur u vendos përballë Blerim Destanit, motra e Stines, u vu në vështirësi. Megjithatë zgjodhi. Blerim Destani kishte më shumë sesa Noizy, cilësitë që ajo kërkonte te një partner. Ajo tha që i pëlqenin tipat e meshkujve me autoritet.

051eae5a7b81b1cfdf70da548c4a0cae

“Të kuptohet që ka burrë shtëpia”, tha Alida, e cila gjithsesi ia ka dalë që të rrisë e vetme në një vend të huaj të birin duke treguar që mund t’ia dalë pa ndihmën financiare apo autoritetin mashkullor. Nëse do një partner, nuk e do për paratë, por për karakterin dhe plotësimin shpirtëror që ai i ofron, por sigurisht duhet dhe t’i pëlqejë fizikisht.

Alida-2-e1458641580436

Dukej se Blerim Destani i plotësonte të gjitha këto dhe doli fitues.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *