Pas zbritjes me vinç në Gjakovë, Capital T bën një tjetër hyrje spektakolare në koncert me anije (Video)

Reperi i njohur Capital T ka qenë shumë aktiv këtë verë.

Përveç projekteve të reja që ka sjell, ai ka arritur të mbajë edhe koncerte të shumta, duke performuar thuajse në çdo qytet shqiptar, transmeton Telegrafi.

capital

I shquar për stilin e tij unik, Capital T në mbrëmjen e 2 gushtit zbriti mbi skenën e “Hangover” në Gjakovë me anë të një vinçi, duke zbarkuar kështu sipër publikut, sikur të ishte parashutist.

Një tjetër hyrje spektakolare, Kapo e ka shënuar së fundmi në koncertin e tij të radhës në “Folie Marine”, në Jalë.

Ai kësaj here kishte vendosur që në ambientin ku zhvillohej mbrëmja të zbarkonte me anë të një udhëtimi me anije, që kishte bërë në bregdetin e plazhit, ku edhe zhvillohej mbrëmja.

Një video e publikuar nga vet reperi në Instagram, tregon më së miri atmosferën e krijuar në mbrëmjen, ku Capital T performoi disa nga hitet e tij, dhe ndezi atmosferën për të pranishmit dhe mund ta ndiqni në videon e mëposhme:

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *