Robert Aliaj shkatërron spektaklin në ‘Dance With Me’, Alketa kërkon të mbyllen mikrofonat

Mbrëmja e spektaklit ‘Dance with me’ ka filluar ndryshe nga herët e tjera.

Muzika të kohëve të ndryshme u kërcyen njëherazi nga të gjithë konkurrentët, ndërkohë në skenë ishte moderatorja Alketa Vejsiu dhe koreografi Albi Nako.

auto_alketaaaa1486909956

Kjo është hera e parë që Albi ngjitet në skenë pas një kohe të gjatë. Pas përfundimit të performancës Alketa ka kërkuar opinionin e jurisë. Ai që nuk surprizoi me reagimin e tij ishte Robert Aliaj, i cili kishte rezerva dhe për kërcimin e koreografit dhe anëtarit të jurisë njëkohësisht.

alketa vejsiu

‘Ishit aq kot… Nga këtu mu duk vetja si të isha bariu i një tufe…’ tha Roberti dhe menjëherë ka ndërhyrë Alketa, e cila ka kërkuar urgjent nga stafi juria të myllen mikrofonat e jurisë.

Menjëherë pas kësaj ka filluar gara mes konkurentëve, ku e para mbrëmjen e nisi Anna Lika.

640full-alketa-vejsiu

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *