Do të mërziteni dhe do të lumturoheni njëkohësisht: Ja ç’do të ndodhë ditën e nesërme

Për të gjithë ju që zgjimin herët në mëngjes e konsideroni një torturë, kemi një lajm të mirë. Ditën e nesërme, që është dhe e diela e fundit e muajit tetor, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta pas, duke bërë të mundur që të flini një orë më tepër gjumë. Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të zhvendosen në orën 02:00.

52615-640-0-59f4690866f46

Megjithatë kjo lumturi do të zgjasë vetëm pak ditë derisa çdo kush të fillojë të mësohet me orën e re dhe më pas të përballet me faktin që dita do të jetë ndjeshëm më e shkurtër, deri në ardhjen e pranverës.

52591-640-0-59f448615d8d3

Në Europë, ndryshimi i orës u vendos në vitin 1981 dhe prej atëherë, ora ndryshon të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të marsit.

52592-640-0-59f448615dead

Megjithatë, një gjë e tillë mund të ndryshojë së shpejti pasi në një diskutim të fundit të eurodeputetëve, u vendos që kjo të jetë hera e fundit që ora do të ndryshojë.

52593-640-0-59f448615e14c

52596-640-0-59f448615e9f4

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *