Zbulohet arsyeja pse Ledri Vula nuk i dha fund beqarisë akoma!

I cilësuar si njëri ndër reperët më të dashur dhe njëherit më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar, Ledri Vula vazhdon të mbajë ‘fronin’ kaq fuqishëm.

Dhe jo vetëm më projekte, por edhe me fizikun e tij tejet tërheqës për femrat shqiptare, shkruan Kosovarja.

Madje në këtë pjesë, Ledri del të jetë mjaft i ndjeshëm, meqë eksperiencat e tij me romanca, lidhje e ndarje, nuk janë të pakta, gjithnjë duke përfshirë disa nga femrat e njohura të estradës. Por, se koha për të vendosur një lidhje më serioze për reperin, duket se ka ardhur, megjithëse Ledri nuk po mund të heq dorë nga beqaria.

E një postim interesant i bërë nga miku i tij, Milot Nura, i njohur për audiencën si gazetar, i cili pak ditë më parë i dha fund beqarisë me bukuroshen Albën, lë të nënkuptojë në formë shakaje, se ishte ai arsyeja pse Ledri nuk ndërmori akoma një hap të tillë.

1

“Ta lshova renin vlla”, është përshkrimi që Miloti i ka vënë fotos së publikuar me mikun e tij Ledri Vula, teksa paraqitja e tyre si dy meshkuj mjaft të pashëm, nuk mungon as kësaj radhe.

1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *