Showbiz
Drama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
Alba dhe Limi ishin protoganistë në edicionin e fundit të Big Brother Vip Kosova, shkruan artistët shqiptarë.
U dashuruan e u ndanë brenda këtij formati, e pas përfundimit, ata nuk u panë më bashkë e as nuk kemi dëgjuar diçka për ta.
Por mesa duket pritjes rreth dramës së tyre i erdhi fundi.
Mbrëmë Alba ka bërë një postim në Instagram, me disa foto provokuese, me tekstin e këngës së re të Taynës ku kishte vendosur një pjesë të tekstit me një mesazh.
“Munesh me m’pa, po veç n’foto
me bo me mu me ra, bjen veç n’loto
Une nuk ngaj veç me m’ndjek po po
Bad bitches like me, we riddin solo”
Pas kësaj, ajo bëri edhe një postim në story, duke shkruar “Në epokën, dashuroj vetveten”.

Menjëherë pas kësaj foto, ka reaguar Limi në Instagramin e tij, duke postuar një selfie, me tekst “Same”, që në shqip nënkupton “Njësoj” (I referohet fjalisë, në epokën, dashuroj vetveten).

E krejt kjo dramë nuk përfundon me kaq.
Alba vazhdoi ditën e sotme me story të tjera. Pas asaj të Limit, Alba hodhi një tekst të këngës së Elvana Gjatës, me një foto trëndafilash, ku thotë:
“E kom qitë atë pikë, nuk ka shancë mu kthy mo. Këto zemra boni unsend asnjë fjalë mo nuk o tu mu dasht, prej meje lype engjëll amo ti vet je kon djallë”
E pas kësaj këngë, ajo e mbyll (deri në këto momente) më një tjetër fjali ku thotë “Delulu stle me kuptu ca është dashnia”.

Dyshja në fjalë nuk po i ndalin kunjat ndaj njëri tjetrit në rrjete sociale, duke ndezur kështu kuriozitetin në publik se çfarë do të ndodhë mes tyre, jashtë shtëpisë së Big Brother, e padyshim, kurioziteti është i madh./ArtistëtShqiptarë.
SHIKO EDHE:
-
Showbiz1 week agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 day agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 days agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 days agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz1 week agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit
-
Showbiz6 days ago“Pse u ndave me babin?” Vajza e pyet Sarën për ndarjen me Ledrin”
-
Showbiz1 week agoEurovisioni në Vjenë: Alis me “Nan” ngjitet në skenë i pesti
-
Showbiz2 days ago“Mimo ka qenë mama ideale”, vajza e Mimozës reagon ndaj kritikave