Dua Lipa dukej më e dashuruar se kurrë teksa u shoqërua me të dashurin e ri Romain Gavras, 41 vjeç, në Hotel du Cap-Eden-Roc gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të dielën.
Këngëtarja 27 vjeçe, u pa në krahët e të dashurit të saj të ri, ndërsa çifti ecte nëpër hotelin e tyre, siç shihet edhe nga fotot e DailyMail.
Çifti që deri më tani e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin të përqafuar.
Ndërkohë Romain ishte veshur me një këmishë të kaltër gjysmë të zbërthyer të cilën e kombinoi me një palë pantallona të shkurtra.
Dyshja morën vëmendjen e mediave duke bërë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.