Auto&Tech
Studimi: IA mund të zbulojë tiparet e personalitetit nga bisedat me përdoruesit
Një studim i ri nga studiues të ETH Zurich ka zbuluar se inteligjenca artificiale mund të parashikojë tiparet e personalitetit të një përdoruesi bazuar në historikun e bisedave të tij.
Në studim morën pjesë 668 përdorues të ChatGPT nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët ndanë kopje të bisedave të tyre me studiuesit. Mbi 62 mijë biseda u analizuan dhe u kategorizuan sipas temave kryesore, ndërsa një model i trajnuar i inteligjencës artificiale u përdor për të identifikuar pesë tiparet kryesore të personalitetit: pajtueshmërinë, ndërgjegjen, stabilitetin emocional, ekstraversionin dhe hapjen.
Për të krahasuar rezultatet, pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe testeve standarde psikologjike. Sipas raportit, modeli i inteligjencës artificiale arriti të identifikojë tiparet e personalitetit me një saktësi deri në 61 për qind. Sistemi rezultoi më i suksesshëm në parashikimin e stabilitetit emocional dhe pajtueshmërisë, ndërsa pati më shumë vështirësi në vlerësimin e ndërgjegjes.
Studimi thekson gjithashtu se sa më i gjatë të jetë historiku i bisedave të një përdoruesi me inteligjencën artificiale, aq më e madhe është mundësia që sistemi të identifikojë me saktësi personalitetin e tij.
-
Showbiz1 week agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz4 days agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 day agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 days agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 days agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz1 week agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit
-
Showbiz6 days ago“Pse u ndave me babin?” Vajza e pyet Sarën për ndarjen me Ledrin”
-
Showbiz1 week agoEurovisioni në Vjenë: Alis me “Nan” ngjitet në skenë i pesti