Lifestyle
Profesionet më të rrezikuara nga astma
Sipas “American Thoracic Society”, rreth 15 për qind e rasteve me astmë te të rriturit shkaktohet nga ambienti i punës.
Astma profesionale po shndërrohet në një nga patologjitë më të shpeshta që prekin rrugët e frymëmarrjes. Një studim i publikuar në “American Journal of Industrial Medicine” pohon se disa punëtorë rrezikojnë më tepër se të tjerët, transmeton Telegrafi.
Studiuesit e “National Institute for Occupational Safety and Health” kanë analizuar të dhënat e 20.991 personave, që kishin marrë pjesë në “National Health Interview” për të identifikuar industritë që lidheshin me shtimin e rrezikut për shfaqjen e astmës.
“Ky studim ka evidentuar se personat që punojnë në industritë me shkallë rrezikshmërie, kanë të drejtë të informohen nga punëdhënësit e tyre për faktorët që shkaktojnë astmë dhe pasojat e tyre”, paralajmëron Ki Moon Bang, lider i grupit të studiuesve.
Rreth 6,5 për qind e pjesëmarrësve ishin astmatikë. Astma ka qenë më e shpeshtë te femrat dhe ambientet më të rrezikuara janë industria automobilistike, ato të botimeve dhe stacionet e shërbimit. Meshkujt që punojnë në industrinë e botimeve kanë një propabilitet 2,4 herë më të lartë për të pasur probleme me astmën, në krahasim me dikë që punon në zyrë.
Shtimi i rrezikut mund të shkaktohet nga materialet akrelike, verniku, koli. Femrat që punojnë si punonjëse sanitare, janë 30 për qind më të rrezikuara nga astma, sesa gratë që punojnë në zyrë. Arsyeja ndoshta fshihet pas ekspozimit ndaj detergjenteve.
Sipas “American Thoracic Society”, rreth 15 për qind e rasteve me astmë te të rriturit shkaktohet nga ambienti i punës.
-
Showbiz2 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz2 weeks agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 weeks agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 weeks agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 days agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 weeks agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 weeks agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit