Lajme të dhimbshme vijnë nga Turqia teksa numri i viktimave nga tërmeti atje ka arritur në 912.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, shkruan lajmi.
Sipas BBC-së, Erdogan tha se s’mund të parashikojë se sa mund të arrijë numri i viktimave pasi që përpjekjet për shpëtim vazhdojnë.
“Kjo është katastrofa më e madhe shtetërore që nga 1939-a. 2 mijë e 818 ndërtesa janë rrëzuar”, tha presidenti turk.