Ingrit Gjoni ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku foli si kurrë më parë për jetën e saj private. Këngëtarja është nënë e një djali të quajtur Parid por është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth partnerit.
E pyetur nëse është apo jo në një marrëdhënie, Ingriti tregoi se nuk ka qenë kurrë vetëm, duke nënkuptuar se vazhdon të jetë me bashkëshortin.
Donald: Si shkon jeta personale?
Ingrit: Si kokrra e mollës.
Donald: Po këtë mollën e ha njeri apo se ha njeri?
Ingrit: Edhe hahet ndonjëherë, kur kemi kohë ditë hën, marte, se enjte premte shtunë kemi koncerte.
Donald: Shumë mirë.
Romeo: Duke qenë se jetën tënde personale nuk e nxjerr në portale në ça faze je tani, je s’je?
Ingrit: Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm.
Romeo: Po ça fati!