Lajme
100 eurot pritet të dalin sot, ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
Punëtorët e sektorit privat sot pritet t’i gëzojnë mjetet në shumën prej 100 eurosh.
Kjo është konfirmuar nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.
“E keni parë postimin e ministrit. Po, sot pritet të ekzekutohen mjetet”, ka thënë Mehani për Indeksonline.
Por, a do të ketë mundësi të aplikojë sërish një person në rast se ka bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit?
Për këtë, Mehani ka një përgjigje:
“Po, të gjithë ata që kanë bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit do të kenë mundësi të aplikojnë përsëri. Janë komisionet ato që i trajtojnë këto raste”, thotë Mehani.
Më 22 maj 2026, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.
Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, si dhe 100 euro për studentët aktivë.
-
Showbiz3 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz4 weeks agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 weeks agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 weeks agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 weeks agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit