Lajme
Arrestohen 2 persona në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim
Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Jarinjës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisje dhe dëshmi që dyshohet se lidhen me veprat penale të falsifikimit dhe keqpërdorimit të kartelave bankare.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, shkruan IndeksOnline.
Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të drejtuar nga një shtetas mashkull i Serbisë, policia ka gjetur disa kartela bankare, një laptop, aparate të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave bankare, vula të ndryshme, si dhe dëshmi të tjera relevante për hetimin.
Të gjitha pajisjet janë konfiskuar në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Kibernetike, ndërsa rasti është cilësuar si “Prodhim, furnizim, shitje, posedim ose dhënie në shfrytëzim e mjeteve për falsifikim (lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare)”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother