Connect with us

Showbiz

‘Vitin tjetër do të performoj në Sunny Hill’, Oriola ia thotë publiksht Dua Lipës

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Oriola Marashi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në edicionin e këtij viti të festavilit më të madh në vend, Sunny Hill Festival.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo zbuloi ftesën që ka marrë nga organizatorët për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje gjigante muzikore.

Festivali pritet të nisë nesër dhe do të zgjasë për tri ditë me radhë, përkatësisht më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Oriola nuk e ka fshehur entuziazmin e saj për të qenë e pranishme në mesin e turmës dhe artistëve të mëdhenj që do të ngjiten në skenë gjatë këtyre netëve festive.

Mirëpo, përveç gëzimit si e ftuar, Oriola ka bërë edhe një deklaratë të guximshme. Ajo i është drejtuar hapur yllit botëror dhe themelueses së festivalit, Dua Lipa, duke shprehur dëshirën e saj për të mos qenë vetëm një spektatore:

Advertisement

“Vitin e ardhshëm do të performoj,” ka shkruar ajo, duke sinjalizuar se synon skenën e “Sunny Hill” për edicionet e ardhshme.

Advertisement

Trending