Lajme
KOMF: Institucionet parashkollore duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze kërkesat për vaksinim
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh shqetësimin për paraqitjen e vazhdueshme të rasteve të reja dhe rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), deri më 27 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 78 raste me fruth. Aktualisht, 17 fëmijë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor. Dy prej tyre, për shkak të vështirësive në frymëmarrje, janë duke u trajtuar me mbështetje me oksigjen. Fëmijët e prekur janë kryesisht të moshës 1 deri në 2 vjeç.
“Shqetësim të veçantë paraqet fakti se fruthi është përhapur në dy institucione parashkollore, ku janë prekur fëmijë të pavaksinuar. Sipas masave të IKSHPK-së, nuk lejohet pranimi i asnjë fëmije në institucionet parashkollore dhe shkollore pa paraqitjen e dokumentit zyrtar (vërtetimit të vaksinimit). KOMF-i thekson se institucionet parashkollore janë të obliguara t’i zbatojnë në mënyrë rigoroze masat parandaluese të përcaktuara nga IKSHPK-ja. Prandaj, KOMF-i u bën thirrje institucioneve parashkollore që t’i zbatojnë me përgjegjësi këto masa dhe të sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve”, thuhet në reagimin e KOMF-it.
KOMF-i u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të vaksinojnë fëmijët e tyre në përputhje me kalendarin e rregullt të vaksinimit. Vaksinimi është obligim ligjor i prindërve dhe një masë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së fëmijëve.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit