Lajme
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, forca e saj buron nga vlerat, jo nga pushteti
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një postimi në facebok ka theksuar se LDK-ja mbetet e palëkundur përballë sfidave dhe presioneve, duke vënë në pah vlerat mbi të cilat është ndërtuar partia.
Gashi është shprehur se LDK-në nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat e brendshme, pasi forca e saj nuk buron nga pushteti, por nga demokracia, liria dhe përkushtimi ndaj së vërtetës.
“LDK-në nuk e ndal askush. Nuk e frikëson as presioni nga jashtë, as sfidat nga brenda. Sepse forca e saj nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar.
Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj.
Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj.
Jam në politikë jo për të mbrojtur interesa të përkohshme, por për të ndërtuar një LDK më të fortë, më demokratike dhe më besnike ndaj idealit të saj. Sepse vetëm një LDK e tillë mund t’i prijë Kosovës drejt së ardhmes që e meriton”, ka shkruar Gashi./
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz3 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother