Showbiz
Bia nxjerr pamjet e Limit në momente private me të dashurën e re
Bia Khalifa ka treguar se raporti shoqëror mes saj dhe Lim Hotit vazhdon, pavarësisht zërave dhe komenteve që kanë qarkulluar ndër vite për marrëdhënien mes tyre.
Ajo ka publikuar në InstaStory një video të realizuar nën shoqërinë e Limit dhe partneres së tij të re, të cilët shfaqen duke shkëmbyer puthje pranë saj. Pamjet Bia i ka shoqëruar me një koment me humor: “Prapë dola unë e treta e tepërt”, duke e marrë me sportivitet situatën.
Emrat e Bias dhe Limit janë lidhur shpesh në mediat rozë, sidomos pasi vetë ai kishte treguar publikisht se njiheshin prej vitesh dhe kishte folur për afrimitetin që kishin pasur në të kaluarën. Megjithatë, postimi i fundit duket se tregon se mes tyre nuk ka hatërmbetje dhe se kanë vazhduar të ruajnë një shoqëri të mirë.
Fakti që Bia ndodhej bashkë me Limin dhe partneren e tij të re, madje duke publikuar edhe momentin e tyre romantik, lë të kuptohet se raporti mes të treve është i qetë dhe miqësor. Me batutën e saj, ajo duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet me humor edhe të gjitha aludimeve të mëhershme që e kanë lidhur me Limin.

-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz3 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother