Lajme
Mbi 200 aksidente gjatë korrikut në rajonin e Ferizajt
Gjatë muajit korrik 2026, në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han të Elezit, janë regjistruar gjithsej 217 aksidente trafiku, duke shënuar një rënie prej 18.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 82 kanë qenë me persona të lënduar, ku kanë pësuar lëndime 120 persona, ndërsa 135 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i plotë:
Gjatë muajit korrik- 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 217 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:
– 82 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 120 persona,
– 135 aksidente me dëme materiale.
Për krahasim, gjatë muajit korrik të vitit 2025 ishin të raportuar gjithsej 267 aksidente, prej tyre:
– 110 aksidente me lëndime, me 164 persona të lënduar,
– 157 aksidente me dëme materiale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar zbritje prej – 18,7 %.
Po ashtu, gjatë muajit korrik -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 7.837 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 149 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në muajin korrik të vitit 2025 ishin shqiptuar gjithsej 7.884 gjoba, që paraqet një zbritje prej – 0,1 % këtë vit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.
Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve.
Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes:
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit