Showbiz
Gjesti tregon planet e tij
Nuk kanë kaluar shumë ditë nga publikimi i projektit më të ri “Gasolina”, në bashkëpunim me Dhurata Dorën, i cili arriti menjëherë një pëlqyeshmëri të madhe nga publiku, dhe Gjesti ka vendosur të falënderojë ndjekësit e tij në një mënyrë të veçantë.
Përmes një kolazhi postimesh të shpërndara në profilin e tij në Instagram, artisti ka përmbledhur disa nga momentet më të bukura personale të kohëve të fundit. Ndër to, ai ka ndarë imazhe nga pushimet e tij jashtë vendit pranë babait, si dhe pamje e video nga përditshmëria e tij.
Përmbi fotove, Gjesti ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme:
“Së pari, falënderimi i takon Zotit, e pastaj secilit prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ma keni dhënë. Jam munduar t’i mbledh sado pak disa nga momentet e mia, vetëm për ju. Shpresoj t’i shijoni.”
Por, deklarata që ka nxitur më së shumti kureshtjen e fansave është paralajmërimi i tij për të ardhmen. Artisti ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, duke lënë të kuptohet se po përgatit surpriza të reja:
“Me ndihmën e Zotit, nuk ndalem me kaq… kam diçka shumë të veçantë në mendje për ju.”
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit