Connect with us

Lajme

KRU “Prishtina”: Intervenime sot në shtatë rrugë të kryeqytetit

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime gjatë ditës së sotme në disa zona të kryeqytetit, në kuadër të punëve të rregullta në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen në rrugët: “Zenel Salihu”, “Ymer Paçarizi”, “Holger Pedersen”, “Jakup Ferri”, “Bajram Musa”, “Ilaz Kodra” dhe “Ahmet Korenica”.

KRU “Prishtina” nuk ka dhënë detaje shtesë për natyrën e intervenimeve, ndërsa qytetarët e këtyre zonave mund të hasin në punime të përkohshme gjatë ditës.

Advertisement

Trending