Lajme
Nisin sot kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka njoftuar se nga sot Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkërendim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të fillojë kontrolle intensive në të gjitha hallkat e zinxhirit të tregtimit, duke përfshirë prodhuesit, importuesit, distributorët, depot, shitësit me shumicë dhe pikat e shitjes me pakicë të qumështit dhe produkteve të tij.
Aksioni thuhet se do të ndërmerret bazuar në gjetjet e përcjella nga AUV-ja.
Ministria ka njoftuar se përdorimi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës pa u deklaruar në etiketë, ose përdorimi i tyre në sasi që tejkalojnë sasinë e deklaruar, përbën mospërputhje me kërkesat ligjore për informimin dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Kontrollet thuhet se do të përqendrohen në: përputhshmërinë e përmbajtjes reale të produktit me përbërjen e deklaruar në etiketë; deklarimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe përbërësve të tjerë; saktësinë e emërtimit dhe prezantimit të produkteve; dokumentacionin e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë e produkteve; produktet që posedohen për qëllime tregtimi ose ofrohen për shitje.
“Produktet për të cilat, pas verifikimit zyrtar dhe rezultatit të analizave përkatëse, konstatohet se etiketa nuk pasqyron përmbajtjen reale të produkteve, do të tërhiqen nga tregu në përputhje me procedurat ligjore. Ndaj operatorëve ekonomikë përgjegjës do të ndërmerren masa administrative dhe ndëshkuese, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe masat e tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother