Connect with us

Lajme

Të shtëna me armë në një fshat të Podujevës, ndërhyn policia

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë dhe 23 gëzhoja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë si dhe 23 gëzhoja”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Advertisement

Trending