Lajme
Kurti: LDK-ja është dashur të vijë në bashkëqeverisje – u kam shkruar krerëve të partive për Presidentin
Kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, tha se beson që LDK-ja është dashur t’i bashkohet partisë së tij në bashkëqeverisje.
Ky koment i tij vjen pas deklarimit të djeshëm të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk do të vazhdojnë negociatat për bashkëqeverisje me LVV-në.
“Unë besoj që LDK-ja është dashur të vijë në bashkëqeverisje. Ta kemi një marrëveshje politike. Nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, 53 me 18, por edhe deformimi i rezultatit nuk mund të jetë. Nuk është pak me 18 deputetë të marrësh kryetarin e Kuvendit. Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani. Nëse VV do ta kishte kandidatin për president, që ishte Glauk Konjufca, atëherë LDK ta marrë zvkryeministrin dhe 4 ministri. Ndërkaq, nëse kandidati është konsensual, ta marrë zvkryeministrin dhe tri ministri. Sepse LVV po heq dorë nga presidenti”, tha Kurti..
“Nuk është pak që nëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ta zëmë, bëhet zëvendës i imi në qeveri. Nuk është pak edhe nëse rezultati të ishte edhe më i ngushtë”, shtoi ai.
“Me idenë e Abdixhikut, iu kam shkruar të tre kryetarëve të partive, që sa më parë të takohemi e të merremi vesh për presidentin”, deklaroi Kurti, teksa shtoi se “duhet të flasim edhe për emra”.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother