Lajme
Tentim-vrasja në Istog, Prokuroria kërkon paraburgimin e Vezir Hazirajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.
Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 7 gusht në fshatin Orroberd të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe të dëmtuarit D.H.
I dyshuari, sipas dyshimeve, ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit, duke e goditur në kofshën e majtë dhe duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën. Pas incidentit, ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria thotë se gjatë hetimeve është konstatuar edhe dyshimi për posedim të paautorizuar të armëve, përfshirë pushkën e modifikuar dhe një revole, për të cilat i dyshuari nuk kishte leje përkatëse.
Ndërkohë, më 8 gusht, i dyshuari dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë, duke i kanosur me përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve shpërthyese.
Prokuroria ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për paraburgim dhe kërkesën ia ka dorëzuar Gjykatës kompetente për vendim.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother