Showbiz
Buci dhe Verona së shpejti prindër për herë të dytë!
Verona dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Ylli Dervishi (Buci), po përjetojnë sërish emocione të veçanta.
Verona ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël, duke vërtetuar kështu raportimet e mëparshme të emisionit Prive by Liberta Spahiu.
Kjo shtatzëni vjen një vit pas ardhjes në jetë të djalit të tyre të parë, Elio.
Me këtë gëzim të ri, familja e çiftit të njohur po zgjerohet sërish, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm për ta.
Për ta ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit, Verona ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan në ngjyrë të kaltër.
Megjithëse ngjyra e zgjedhur ngjalli menjëherë aludime te ndjekësit, ajo ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit