Connect with us

Showbiz

Pixelsoft Creative kundërpërgjigjet pas deklaratave të Alba Pollozhanit

Pas deklaratave të fundit publike të Alba Pollozhanit lidhur me filmin “Zgjohu”, ka reaguar produksioni Pixelsoft Creative, duke kundërshtuar akuzat e drejtuara ndaj tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, produksioni ka sqaruar se projekti është realizuar fillimisht si pilot, me qëllim prezantimin e konceptit dhe sigurimin e financimit për filmin e plotë.

Ata kanë bërë të ditur se edhe vetë janë përballur me premtime për mbështetje financiare nga sponsorë, të cilët më pas janë tërhequr. Në reagim, Pixelsoft Creative thekson se vështirësitë në realizimin e një projekti filmik nuk përbëjnë mashtrim dhe se akuza të tilla kërkojnë prova.

Advertisement

Trending