Connect with us

Showbiz

BIG DEBAT -“Gërrdi m’vjen”, Shkurta e ashpër me lezbiket, përplaset me Arditën/ Edita, Anjeza, Nichi

Në emisionin Big Debat tek Artistët Shqiptarë, të ftuara ishin Ardita Lala, Shkurte Haxhiu dhe Besa Qerreti, të cilat komentuan ngjarjet e fundit në Big Brother.

Gjatë bisedës u përmend edhe një situatë mes Anjezës dhe Editës, e cila nuk ishte transmetuar në Prime. Edita ia rikujtoi Anjezës disa fjalë që ajo ia kishte thënë më herët Zojës.

Diskutim pati edhe për situatën mes Nichit dhe Editës, pasi Nichi kishte vendosur të mos fliste me asnjë nga banorët, por të komunikonte vetëm me shenja. Të ftuarat dhanë mendimet e tyre për këtë situatë dhe reagimin e Editës.

Në studio u komentua edhe pëlqimi i Arlindës ndaj Norës, si dhe raporti mes Fuegos, Olechkës dhe Nichit. Të ftuarat folën gjithashtu për eliminimin e Olechkës dhe zgjedhjen e Nichit si të preferuarin e publikut. Në fund u fol edhe për nominimet e kësaj jave, ku janë Anjeza, Adriani, Valdeti, Fatlumi, Jona dhe Akili.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë në Big Debat, në Artistët Shqiptarë.

Advertisement
Advertisement

Trending