Showbiz
Kosova ishte e pranishme në Eurovision, por në një tjetër mënyrë
Ani pse Kosova nuk merr pjesë në garë, shenjat e saj në “Eurovision” i lë nëpërmjet dizajnerëve. Tri veshjet e prezantueses Victoria Sëarovski për natën finale që po mbahet në Vjenë, janë dizajnuar nga dizajnerët Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra. I pari, smerald-gjelbër është kreacion i Sahitit.
“Në paraqitjen smerald-jeshile, Sëarovski luan me glamurin e pastër skenik. Ajo vesh një fustan të ngushtë, me shkëlqim, në një nuancë të thellë të gjelbër, i cili nën reflektorë vezullon pothuajse si luspat e peshkut. Prerja ndjek linjat e trupit, ndërsa dekolteja e theksuar, rripat e hollë dhe detajet dekorative e vënë edhe më shumë në pah pjesën e sipërme”, kanë përshkruar mediat e huaja.
Fustani ngjyrë vjollcë – me të cilin prezantuesja u paraqit pak para përfundimit të performancës së Austrisë – mban firmën e Drenusha Xharrës.
Me një tjetër kreacion të Valdrin Sahitit, prezantuesja e modelja austriake do të rikthehet deri në fund të mbrëmjes me fustanin ngjyrë argjendi i cilësuar si stil modern i “Old Hollyëood”. Bëhet fjalë për një paraqitje që është e pamundur të mos vërehet në skenë. Fotot e fustaneve kanë dalë nga provat gjenerale.
-
Showbiz1 month agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit