Connect with us

Showbiz

Çifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike

Blerando dhe Albulena Krasniqi nuk fshihen më. Vetëm pak ditë pasi zbuluan lajmin për martesën e tyre të fshehtë, çifti ka bërë daljen e parë publike si burrë dhe grua.

Ata u panë mbrëmë së bashku në ditëlindjen e 28-të RTV 21, shkruan artistët shqiptarë.
Gjatë gjithë mbrëmjes cifti ishin të buzëqeshur në krah të njëri-tjetrit dhe me plot stil.

Albulena kishte veshur një fustan të verdhë me detaje lulesh, ndërsa Blerando një xhaketë të zezë mbi bluzë të bardhë.

Zyrtarisht ky është fillimi i jetës së tyre publike si çift dhe duket se ka nisur mjaft mirë për ta./Artistëtshqiptarë

Advertisement

Trending