Showbiz
A duhet të mbesemi miq me ish të dashurit? Gruaja e Mc Kreshës diskuton me Rozana Radin
Bashkëshortja e reperit Mc Kresha, Erzina, ishte e ftuara speciale në emisionin “Goca dhe Gra”. Përballë panelit të grave dhe këngëtares Rozana Radi, ajo ka diskutuar hapur mbi një temë mjaft të ndjeshme dhe të komentuar në shoqërinë tonë: “Vajzat shqiptare nuk rrinë miq me ish-të dashurit”.
Gjatë bisedës, Erzina shprehu qartë dhe prerë qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje. Sipas saj, kur dy njerëz ndajnë rrugët dhe nuk kanë fëmijë bashkë, nuk ka asnjë arsye për të ruajtur një miqësi të ngushtë. Ajo theksoi se respekti mbetet dhe nëse rastësisht takohesh me ish-partnerin mund të shkëmbehet një “hello” (përshëndetje), por nuk ka pse të ketë mesazhe të tipit “si je, çfarë po bën”, pasi gjërat kanë përfunduar. Megjithatë, Erzina shtoi se çdo gjë ndryshon rrënjësisht në qoftë se çifti ka fëmijë, ku komunikimi mbetet i domosdoshëm.
Këtij mendimi i është bashkuar plotësisht edhe Rozana. Ajo u shpreh se sado modernë të përpiqemi të jemi në jetë, kur një histori mbaron, ajo mbaron për disa arsye të caktuara.
Rozana ngriti pikëpyetjen se pse duhet që dikush të kërkojë ende këshilla nga një ish-partner, kur gjërat tashmë kanë marrë fund dhe secili ka vazhduar jetën e tij përpara.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother