Connect with us

Showbiz

Djali i Trump po martohet në Bahamas, presidenti thotë se mund të mos jetë i pranishëm

Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit amerikan Donald Trump, pritet të martohet këtë fundjavë me Bettina Anderson, në një ishull të vogël në Bahamas.

Donald Trump Jr (1)

Sipas burimeve të CNN, ceremonia do të jetë tejet private dhe e kufizuar, me një listë të ftuarish prej më pak se 50 personash, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët e afërt dhe miqtë më të ngushtë të çiftit.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se vetë Presidenti Donald Trump nuk pritet të jetë i pranishëm në dasmë.

Burimet bëjnë me dije se mungesa e tij ishte e pritshme prej kohësh, për shkak të natyrës shumë private të ceremonisë dhe dëshirës së çiftit për të shmangur vëmendjen mediatike dhe masat e forta të sigurisë që do të shoqëronin pjesëmarrjen e presidentit.

Trump Jr. Anderson (4)

Vetë Donald Trump, i pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale, u shpreh i paqartë për pjesëmarrjen e tij.

“Ai do të donte që unë të shkoja, por do të jetë një ceremoni e vogël private dhe do të përpiqem të shkoj,” tha Trump, duke shtuar se “nuk është një kohë e mirë për mua për shkak të angazhimeve të tjera, përfshirë situatën me Iranin dhe çështje të tjera”.

Donald Trump Jr (2)

“Nëse shkoj më kritikojnë, nëse nuk shkoj më kritikojnë,” u shpreh presidenti, duke komentuar presionin mediatik që shoqëron vendimin e tij.

Sipas burimeve, Trump Jr. dhe Anderson kishin synuar që detajet e dasmës të mos bëheshin publike, në mënyrë që ceremonia të mbetej sa më ekskluzive dhe e izoluar. Në dasmë pritet të jenë të pranishëm edhe vëllezërit dhe motrat e Trump Jr.

Trump Jr. Anderson (5)

Kjo do të jetë martesa e dytë për Donald Trump Jr., i cili më herët ka qenë i martuar me Vanessa Trump për 12 vite, deri në divorcin e tyre në vitin 2018. Vanessa Trump njoftoi së fundmi se është diagnostikuar me kancer në gji.

Trump Jr. ka qenë gjithashtu i fejuar me Kimberly Guilfoyle, nga viti 2020 deri në 2024.

Advertisement
Trump Jr. Anderson (4)
Trump Jr. Anderson (2)
Trump Jr. Anderson (3)
Trump Jr. Anderson (1)
Advertisement

Trending