Showbiz
Kreshnik Behrami do të përfaqësojë Kosovën në Mister Universe 2026
Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në eventin ndërkombëtar të bukurisë mashkullore Mister Universe me Kreshnik Behrami. Edhe pse i lindur në Mitrovicë të Kosovës, ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket se edhe nuk është ndalur për asnjë moment në realizimin e ëndrrave të tij.
Arritja me e suksesshme deri në këtë fazë të garës është fakti se është renditur në “Top 8” e djemve nga e gjithë bota.

Kreshnik Behrami ka qenë pjesë e eventeve të ndryshme të modelingut dhe pjesë e disa botimeve prestigjioze, ndërkaq përveç pasionit për modën, ai ka një karrierë të suksesshme në SHBA, duke u shndërruar në një personazh mjaft të ndjekur dhe me ndikim në rrjetet sociale.
Ndërsa është konfirmuar tashmë zyrtarisht pjesëmarrja e tij, Kreshnik Behrami po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje edhe përmes sondazheve që organizohet në faqen zyrtare të Mister Universe ku deri tani është renditur në krye të listës së djemve pjesëmarrës me të votuar.
Me një paraqitje karizmatike, disiplinë të admirueshme dhe një pasion të madh për stilin e jetesës së shëndetshme, ai do të përfaqësojë denjësisht Kosovën në muajin shtator në një nga kompeticionet më prestigjioze të bukurisë mashkullore.

Ajo që spikat në intervistat e tij të fundit për mediat vendase dhe ato të huaja është fakti se ai nuk harron të theksojë gjithmonë rrënjët nga Kosova, historia e sakrificës dhe lufta, të cilat e kanë mësuar të jetë mjaft i disiplinuar dhe të mos dorëzohet kurrë.
I frymëzuar nga një fëmijëri e formësuar nga qëndresa në Kosovë deri te ndërtimi i një karriere të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, udhëtimi i Kreshnikut është një histori ambicieje, guximi dhe vendosmërie. Prej vitesh jeton në New York dhe pasioni i tij janë udhëtimet, kultura dhe rritja personale.
Kreshniku përfaqëson me krenari shpirtin e djalit që ëndërron të ardhmen e suksesshme, duke dëshmuar se pavarësisht nga vini, me punë të palodhur dhe besim në vetvete, çdo gjë është e mundur!

Ngjarja më e rëndësishme e bukurisë mashkullore, ku Kreshnik Behrami do të përfaqësojë Kosovën do të mbahet në datën 26 shtator në Los Angeles./RevistaBordo

-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit