Connect with us

Showbiz

Osman Azemi hyn në operimin e 10-të

Aktori i njohur kosovar Osman Azemi ka bërë të ditur që sot i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, duke shënuar operimin e tij të 10-të që nga aksidenti i rëndë që pësoi në prill të vitit 2025.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga ambientet spitalore, Azemi ka treguar se procesi i rikuperimit po vazhdon ende.

Krahas selfies së postuar, ai ka shkruar se kjo është hera e 10-të që po kryen operime pas aksidentit që ndryshoi rrjedhën e jetës së tij.

Advertisement

Trending