Lajme
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Podujevë, marrin katër armë zjarri e stoli të çmuara
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku disa persona kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë stoli të çmuara si dhe armë zjarri me leje.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku ndër tjera thuhet se sipas raportimit të bërë më 2 qershor 2026, ankuesi ka njoftuar policinë se më 06.05.2026 gjatë orës 8:00 deri më 17:00, nga shtëpia e tij janë vjedhur një sasi stolish prej ari dhe argjendi, si edhe katër armë zjarri: dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmautomatike, për të cilat posedonte lejet përkatëse.
Gjatë veprimeve hetimore dhe ekzaminimit të rastit, policia ka arritur të gjejë një pjesë të stolive të arit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.
“Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij i kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri (dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmautomatike) për të cilat kishte leje përkatëse. Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari, të cilat i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante”, njoftoi policia.
-
Showbiz1 month agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit